Kina dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të fillojnë bisedimet për vendosjen e planifikuar të tarifave për automjetet elektrike të prodhimit kinez (EV) që importohen në tregun evropian, sipas një deklarate të shtunën nga zyrtarë të lartë të të dyja palëve.
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck tha se ishte informuar nga komisioneri i BE-së, Valdis Dombrovskis se do të kishte negociata konkrete për tarifat me Kinën, shkruan Reuters.
Konfirmimi erdhi pasi Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se ministri Wang Wentao dhe Dombrovskis, nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian, kishin rënë dakord të fillonin konsultimet mbi hetimin kundër subvencioneve të BE-së për automjetet elektrike kineze.
“Kjo është e re dhe befasuese pasi nuk ka qenë e mundur të hyhet në një plan konkret negociatash në javët e fundit,” theksoi Habeck në Shangai.
“Jemi larg fundit, por të paktën është hapi i parë që nuk ishte i mundur më parë”, shtoi ai.
Ministri gjerman kishte thënë më herët se dera e Bashkimit Evropian ishte e hapur për diskutime në lidhje me tarifat e BE-së për eksportet kineze./abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...