Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) kanë deklaruar se shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) midis vendeve të bllokut do të jetë e drejtë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, zhvilluan një takim përmes video-konferencës pas samitit të liderëve të BE-së.
Duke theksuar se gjendja aktuale e pandemisë në Europë është shumë serioze, Von der Leyen tha se numri i personave të shtruar në spital dhe viktimave po rritet ndjeshëm.
“Nëse nuk marrim masa tani, përhapja e pandemisë do të dëmtojë sistemin tonë shëndetësor”, theksoi ajo.
Von der Leyen po ashtu foli mbi zhvillimet e fundit lidhur me vaksinën kundër COVID-19.
Ajo tha se BE-ja tashmë ka nënshkruar kontrata blerjeje me tri kompani të ndryshme dhe se negociatat me katër kompani të tjera po vazhdojnë.
“Vendet anëtare do të marrin vaksinat njëkohësisht, në të njëjtat kushte dhe sipas popullatës së tyre”, shtoi ajo.
Nga ana tjetër, Mishel theksoi se vendet anëtare të BE-së u pajtuan për shpërndarje të drejtë të vaksinave.
“Punonjësve shëndetësorë, atyre me sëmundje kronike dhe të moshuarve do t’u jepet përparësi për vaksinim”, tha Mishel./ATSh/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...