“Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit”, ka bërë me dije presidentja Tsai Ing-wen.
Vendimi vjen mes tensioneve në rritje me Kinën, e cila pretendon ishulli është pjesë e territorit të saj.
Duke folur në një konferencë për mediat, Presidentja Tsai njoftoi plane të reja për të forcuar mbrojtjen e Tajvanit në rast të një sulmi nga Pekini.
“Paqja nuk do të bjerë nga qielli… Tajvani është në vijën e parë të zgjerimit autoritar”, tha ajo.
Më tej Tsai shtoi se rekrutët do t’i nënshtrohen gjithashtu trajnimeve më intensive, duke huazuar disa elementë nga SHBA dhe ushtri të tjera të përparuara.
Ajo theksoi se sistemi aktual i mbrojtjes së ishullit ishte i pamjaftueshëm për të përballuar agresionin nga Kina, e cila ka një nga ushtritë më të mëdha dhe më të përparuara në botë.
Ushtria Tajvaneze është tkurrur që nga fillimi i viteve 1990, kur të gjithë burrat mbi moshën 18 vjeç ishin të detyruar të shërbenin në ushtri deri në tre vjet.
Gjatë dekadave të ardhshme, shërbimi u shkurtua në një vit e 10 muaj përpara se të reduktohej më tej në katër muaj. Rregulli i ri hyn në fuqi në janar 2024 – në të njëjtin muaj që Tajvani do të zgjedhë presidentin e ardhshëm.
“Ky është një vendim jashtëzakonisht i vështirë, por si president, si kreu i forcave ushtarake, është detyra ime e pashmangshme të mbroj interesat kombëtare dhe mënyrën tonë të jetesës demokratike”, tha Tsai.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...