Kush po i jep më shumë mbështetje Ukrainës?
Evropa ka tejkaluar ndihmën e SHBA-së në Ukrainë, thuhet në një studim të kryer nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, e Jashtme.
Në total, Evropa ka ndarë 70 miliardë euro në ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe 62 miliardë euro në ndihmë ushtarake, shkruan BBC.
Kjo krahasohet me 50 miliardë euro nga SHBA-ja në alokime financiare dhe humanitare dhe 64 miliardë euro në ndihmë ushtarake.
Një betejë nëntë-mujore mbi shpenzimet në Kongresin e SHBA në mesin e vitit 2023 bllokoi ndihmën për Ukrainën.
Kur merret parasysh ndihma si pjesë e PBB-së së donatorëve, Gjermania, MB dhe SHBA kanë mobilizuar më pak se 0.2% të PBB-së së tyre vjetore për të mbështetur Ukrainën.
Vende të tjera të pasura donatore si Franca, Italia dhe Spanja ndanë afërsisht 0.1% të PBB-së së tyre vjetore, raporton më tej BBC.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...