Departamenti Amerikan i Drejtësisë kundërshton publikimin e detajeve lidhur me urdhrin për të kontrolluar banesën e Donald Trump në Florida, me pretendimin se kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme për hetimet.
Prokurorët kërkojnë që dokumenti i gjykatës që tregon provat e kërkuar për të siguruar urdhrin e bastisjes, të mbahet sekret edhe pse një sërë organizatash mediatike kanë kërkuar publikimin e tij.
“Nëse do të zbulohej, dokumenti do të shërbente si udhërrëfyes ndaj hetimit në vazhdim e sipër, duke ofruar detaje specifike mbi drejtimin e mundshëm të tij, në atë mënyrë që do të komprometonte rëndë hapat e ardhshëm investigues”
Agjentët e FBI-së bastisën kompleksin e Mar a Lago-s në Florida javën e kaluar, për të zbuluar nëse ish-presidenti kishte përvetësuar dokumente të klasifikuar të Shtëpisë së Bardhë pas largimit nga detyra.
11 grupe dokumentesh të klasifikuara u konfiskuan gjatë kontrollit, sipas urdhrit të bërë publik të premten, transmeton A2CNN.
Të hënën, Trump kërkoi që autoritetet t’i kthenin dokumentet e sekuestruara dhe tha se FBI-ja kishte marrë tre nga pasaportat e tij gjatë bastisjes.
Një hap i tillë ndërmerret zakonisht vetëm kur hetuesit e konsiderojnë një të dyshuar si të rrezikshëm për të fluturuar.
“Ky është një sulm kundër një rivali politik, i një niveli të pa parë më herë në vendin tonë. Botë e tretë!”, tha ish-presidenti në platformën e tij sociale, TruthSocial.
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...