Bastisen disa zyra të prodhuesit gjerman të makinave luksoze Porsche dhe disa shtëpi të këshilltarëve financiarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria e Stuttgart në një deklaratë ka njoftuar se bastisja në zyrat e Porsche dhe disa shtëpi të këshilltarëve financiarë është kryer me pretendimin për “ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës”.
Në deklaratë theksohet se një zyrtar nga Departamenti i Inspektimit të Stuttgartit i ka dhënë gjatë kontrollit të taksave informacione të fshehta këshilltarit të kompanisë për taksat dhe në këmbim të kësaj ka siguruar të ardhura të padrejta.
Në bastisjen e kryer me policinë e rajonit Baden Württemberg bëhet e ditur se janë konfiskuar disa dokumente dhe se janë dërguar në prokurori për t’u shqyrtuar.
Edhe në lajmin e gazetës Bild janë publikuar pretendimet se Uwe Hück, ish-përfaqësuesi i punës tek Porsche ka përfituar të ardhura të padrejta dhe se në bastisjet e kryera po shqyrtohen dokumentet e përfitimit të Hück.
Ndërkohë në lajm thuhet se përveç Hück ka nisur një hetim edhe për 5 persona të tjerë.
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...