Politikani i së djathtës ekstreme, Naftali Bennet dhe lideri opozitar Yair Lapid kanë arritur marrëveshje për të formuar koalicion qeveritar që rrëzon nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Ky i fundit ishte në pushtet tash e dymbëdhjetë vjet, shkruan The Guardian.
“Është qëllimi im që të bëj më të mirën time në mënyrë që të formojmë një qeveri të unitetit kombëtar bashkë me mikun tim Yair Lapidin, në atë mënyrë që, nëse do zoti, bashkë të shpëtojmë vendin nga humnera dhe ta rikthejmë Izraelin në rrugën e saj,” tha Bennet.
Ani që priten negociata shtesë politike, kjo lëvizje ka tronditur skenën politike të Izraelit.
Pak minuta pasi fjalimi i Bennettit përfundoi, Netanyahu iu drejtua popullit hebre me tërbim. “Ai ka kryer mashtrimin e shekullit,” tha Netanyahu.
Bennett, që kërkon të aneksojë pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, është më i afërt ideologjikisht se sa Lapidi, një ish moderues televiziv.
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...