Një Brexit pa marrëveshje do të dërgonte në një kufij të ngurtë në ishullin e Irlandës dhe do të pengonte programet e BE-së për të garantuar paqen në këtë zonë, deklaroi sot Komisioni Europian.
Ndërkohë që Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars, po rritet frika se atje nuk do të ketë një marrëveshje tranzicioni, pasi një marrëveshje për ndarjen e negociuar mes Londrës dhe Brukselit u bllokua javën e kaluar nga Parlamenti Britanik.
Një pikë madhore mosmarrëveshjeje është i ashtuquajturi “backstop” që do të mundësonte mbajtjen hapur të kufirit mes Irlandës së Veriut, që do të largohet nga BE-ja si pjesë e Britanisë së Madhe, dhe me Republikën e Irlandës.
BE-ja mbështet “backstop”, pasi një kufij i ri mund të risillte dhunën prej disa dekadash që përfundoi në fund të viteve 1990 me Marrëveshjen e të Premtes së Mirë, përcjell Atsh.
Por nga ana tjetër, euroskeptikët britanikë i tremben faktit se një “backstop” do e mbante Londrën shumë të varur nga BE.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata