Bashkimi Evropian dhe Irani shprehën mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe thanë se do ta mbajnë “të gjallë”, pavarësisht vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga pakti.
Përpara bisedimeve BE-Iran mbi bashkëpunimin civil bërthamor, që mbahen sot në Bruksel, komisionari për energji i BE-së, Arias Canete, tha se marrëveshja është “vendimtare për sigurinë e Evropës, të rajonit dhe të gjithë botës”.
Ai tha se marrëveshja, që kufizon ambiciet bërthamore të Iranit, është duke funksionuar.
“Ne nuk shohim ndonjë alternativë të besueshme paqësore”, shtoi Canete.
Nënpresidenti i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se nëse marrëveshja prishet, “do të ishte shumë keq, situata do të ishte e paparashikueshme”.
Trump ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015 në muajin maj, duke thënë se ajo nuk e parandalon Iranin që të bëhet fuqi bërthamore.
Për rrjedhojë, ai i ka rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike, duke goditur sektorët e saj kryesorë ekonomikë.
Nënshkrues të marrëveshjes janë edhe Britania, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...