Një bankë shtetërore gjermane pranoi sot se më 20 shkurt u kishte transferuar gabimisht katër bankave të ndryshme rreth 5 miliardë euro.
“Transferta e gabuar u diktua dhe u korrigjua në çast dhe e gjithë shuma monetare është rikuperuar sërish”, konfirmoi banka gjermane KfW me seli në Frankfurt.
Banka sqaroi se problemi ishte pasojë e “gabimit njerëzor” të një programuesi pa përvojë të KfW-së, pasi shkarkimi i të dhënave të gabuara bëri që programi i transferimit të pagesave të kryente në mënyrë automatike transferta të shumëfishta drejt katër bankave të tjera.
Banka shprehu keqardhje për incidentin dhe ndërkohë njoftoi se “ka ndërmarrë një hetim të përgjithshëm të brendshëm dhe të jashtëm, në mënyrë që të sqarojë plotësisht shkaqet e këtij gabimi.”
Kjo nuk është hera e parë që KfW-ja gjendet në një situatë të tillë. Në vitin 2008, në kulmin e krizës financiare, banka u bë objekt talljeje pasi i transferoi “Lehman Brothers” më shumë se 320 milionë euro , pikërisht në ditën kur banka amerikane e investimeve kishte aplikuar për familemtim.
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës