Banka Qendrore Evropiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje në 3.5%. Norma e depozitave është interesi që bankat marrin për fondet e depozituara në BQE.
Ndryshimi i normave të interesit mund të ndihmojë në kontrollin e inflacionit. BQE uli për herë të fundit normat e saj në qershor, përpara se t’i mbante ato të qëndrueshme në muajin korrik.
Inflacioni në eurozonë ra në 2.2% nga viti në vit në gusht, më i ulëti që nga viti 2021, por bankat qendrore kanë paralajmëruar se inflacioni bazë, duke përjashtuar treguesit më të paqëndrueshëm si çmimet e energjisë dhe të produkteve ushqimore, mbetet në 2.8%.
BQE mori vendimin e saj bazuar në një “vlerësim të përditësuar të perspektivës së inflacionit” dhe paralajmëroi se “inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit të këtij viti”.
Ulja e normave të interesit është gjithashtu një mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike duke e bërë më të lirë marrjen e parave për individët dhe bizneset. Disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, po luftojnë për të arritur rritje këtë vit.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...