Banka Qendrore Ruse po rrit ofertën e faturave në bankomate pas rritjes së kërkesës për para në ditët e fundit.
“Në ditët e fundit, kërkesa për para është rritur. Për të përballuar kërkesën e shtuar, Banka e Rusisë rriti emetimin e parave të gatshme në banka dhe rimbushja e bankomateve do të vazhdojë këtë fundjavë”, tha banka në një deklaratë të premten.
“Të gjitha fondet e klientëve në llogaritë bankare janë plotësisht të ruajtura dhe të disponueshme për çdo transaksion”, shtohet në deklaratë.
Të enjten, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se disa banka kishin parë një rritje të tërheqjeve – veçanërisht të valutës së huaj – pas vendimit të Kremlinit për të pushtuar Ukrainën.
Tregu i aksioneve ruse pësoi humbje masive dhe monedha e vendit, Rubla, ra ndjeshëm pasi tregjet filluan të reagojnë ndaj lajmeve për pushtimin. Që atëherë, tregjet janë rimëkëmbur pak, raporton CNN.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...