Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në një sulm nga një bandë e armatosur në qytetin Haitian të Pont-Sonde.
50 persona të tjerë u plagosën ndërsa anëtarët e bandës Gran Griff shkuan gjatë natës përmes Pont-Sonde në rajonin qendror Artibonite, rreth 71 km në veriperëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, raporton AP.
Zyra e prokurorit në Haiti e cilësoi sulmin si një “masakër”.
Sulmi ndodhi gati një muaj pasi autoritetet Haitiane zgjatën një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare.
Bandat e armatosura kontrollojnë pjesë të mëdha të Haitit dhe një mision policor i mbështetur nga OKB-ja i udhëhequr nga policia keniane filloi në qershor në një përpjekje për të normalizuar situatën.
Gran Griff konsiderohet si një nga bandat më të dhunshme në Haiti, dhe në janar 2023 anëtarët e saj u akuzuan për sulmimin e një stacioni policie pranë Port Sonde dhe vrasjen e gjashtë policë./euronews
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...