Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Rusisë dhe SHBA-së që t’i bashkojnë përpjekjet për luftimin e terrorizmit. Në samitin vjetor për Azinë Lindore në Kuala Lumpur, Ki-moon ka thënë se terroristët dhe ideologjia ekstremiste duhet të mposhtet në emër të humanizmit.
“Në këtë mënyrë ne duhet të bashkohemi. Duhet të tregojmë solidaritet global duke gjetur armikun e përbashkët, ISIS-in dhe grupet tjera terroriste”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.
Ai ka thënë se aktualisht Kombet e Bashkuara janë duke mbledhur informata dhe ide, e po ashtu edhe përvoja nga shtetet anëtare. Në fillim të vitit të ardhshëm, sipas tij,OKB-ja do ta prezantojë një plan të përgjithshëm për ta mundur dhunën dhe ekstremizmin.
Për luftë të përbashkët kundër terrorizmit gatishmëri ka shprehur edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se dëshiron bashkëpunim global për ta mposhtur terrorizmin, pasi terroristët islamikë vranë 19 persona, përfshi gjashtë rusë, gjatë sulmit në Mali në një hotel luksoz.
Ndërkaq, presidenti amerikan Barack Obama është zotuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do ta ndjekin Shtetin Islamik, duke ia dëmtuar rrugët e financimit.
“Shkatërrimi i Shtetit Islamik nuk është qëllim real, është diçka që ne do ta bëjmë”, ka thënë presidenti Obama.
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...