Motër e vëlla u vranë nga babai i tyre teksa flinin gjumë, përpara se ky i fundit ta kthente armën nga vetja duke u vetëvrarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të së premtes në një shtëpi në Boone County, në Indiana të SHBA.
Trupat e pajetë të dy adoleshentëve dhe babait të tyre u gjetën mëngjesin e së premtes nga policia. Harrison Hunn 15-vjeç dhe motra e tij Shelby Hunn, 13-vjeçe, u gjetën në dhomat e tyre të gjumit.
50-vjeçari Michael Hunn e ndante kujdestarinë e dy fëmijëve me ish-bashkëshorten e tij Stephanie Reece.
Ishte kjo e fundit e cila shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortit, pasi shkolla e telefonoi për t’a njoftuar se fëmijët nuk kishin shkuar në mësim. Shkaku i kësaj ngjarjeje tragjike nuk dihet ende
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj