Një baba i “çmendur” nga Sidnei i Australisë ka xhiruar gomat e makinës së tij luksoze afër shtëpisë, ku në sediljet e pasme kishte dhe fëmijët.
Ata po argëtoheshin, ndërkohë që era e djegur që vinte nga xhirimi i gomave dhe zhurma shqetësoi fqinjët e tyre.
Një i afërm i tyre po i filmonte me telefon dhe pamjet e marra u bënë virale në mediat sociale. Fqinjët njoftuan policinë ku filloi të hetonte mbi situatën. Ata panë, videon e hedhur në rrjetet sociale, shenjat që kishin lënë gomat e makinës dhe i kërkuan pronarit të shkonte me ta në polici.
Babi ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve të tij, plus në atë lloj rrugë mund të kishte pasur edhe lëngje të djegshme, gjë që mund të ishte edhe fatale për ta, por edhe për banorët e tjerë të lagjes.
Policia i pezulloi licencën dhe i konfiskoi makinën për tre muaj. Pronari do jetë përgjegjës për tarifat e mbajtjes dhe tarifat e tërheqjes.




“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares