Fausto Filippone, 49 vjeç, hodhi vajzën e tij 12-vjeçare nga një urë autostrade pranë Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo – Itali, të dielën para se të vriste veten.
Disa orë më parë, siç shkruajnë mediat e huaja, gruaja e tij dhe nëna e vajzës së tyre vdiqën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të katit të katërt të familjes, në një incident që aktualisht është nën hetim.
Policia tha se burri, i cili ka punuar si menaxher për një kompani lokale, në mënyrë të përsëritur pyeti nëse gruaja ishte ende gjallë dhe kërkoi falje përpara se të kërcente nga ura në autostradën A14.
“I kërkoj të gjithëve falje”, tha ai para se të hidhej.
Një ndërmjetës i policisë thuhet se kishte biseduar me të për gjashtë orë, duke i thënë se gruaja e tij ishte ende gjallë duke shpresuar se ai nuk do të vriste veten.
Motra e Filipponës ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, por ai nuk pranoi të fliste me të, thanë hetuesit.
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...