Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm në Karabak.
“Sot po vendosim paqen në Kaukazin e Jugut”, tha presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, shkruan euronews.
“Sot po shkruajmë një histori të re të madhe”.
Kryeministri armen, Pashinyan, shtoi se kjo marrëveshje përfaqësonte “hapjen e një kapitulli paqeje”.
“Ne po hedhim themelet për një histori më të mirë se ajo që kishim në të kaluarën”, shtoi ai.
“Vendet e Armenisë dhe Azerbajxhanit po angazhohen t’i japin fund të gjitha luftimeve përgjithmonë”, tha Trump.
Raportohet se Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të krijojnë një korridor të madh tranziti që do të quhet Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar.
Ai do të lidhë Azerbajxhanin kontinental dhe rajonin e tij Nakhchivan, i cili kufizohet me aleatin e Bakusë, Turqinë, përmes territorit armen.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...