Qytetarët e Zvicrës duhet të mendojnë që të kenë qirinj në shtëpi në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike disaorëshe, thotë shefi i rregullatorit të energjisë ELCOM Werner Luginbühl për “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ).
Në Zvicër që nga vjeshta po përgatiten për kaos lidhur me rrymën, ndaj qytetarëve u thuhet se në dimër duhet të presin, në rastin më të keq, ndërprerje të rrymës.
“Unë ju këshilloj që të keni mjaft qirinj në shtëpi. Kush ka sobë me dru duhet të ketë mjaftueshëm dru”, tha ai.
Ai ka theksuar se politika paralajmëruese e “Elcom” nuk është marrë seriozisht në vitet e kaluara.
Nëse ka mungesë energjie, autoritetet zvicerane kanë përgatitur masa, si reduktimi i ndriçimit rrugor, fikja e ndriçimit të vitrinave, si dhe reklamat me ndriçim.
Gjithashtu është duke u konsideruar vendosja e ndalimit të përdorimit të pajisjeve të borës, si dhe shitja e ngrohësve elektrike.
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...