Ushtria ukrainase pretendon se ka “eliminuar” dy gjeneralë të tjerë rusë gjatë luftimeve të sotme në rajonin juglindor Kherson.
Një gjeneral i tretë rus raportohet se ka pësuar plagë të rënda ndërsa një qendër komanduese lëvizëse është shkatërruar, sipas përditësimit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Ekspertët perëndimorë thonë se më shumë gjeneralë rusë janë vrarë në Ukrainë sesa në çdo konflikt tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton bbc.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme inteligjenca e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se forcat ukrainase kanë nisur kundërsulme të suksesshme dhe po ngadalësojnë përparimin e forcave ruse në zonat lindore.
Ndryshe, Rusia gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se ka vdekur një marinar dhe 27 të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së luftanijes ruse, Moskva.
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...