Një pako e dyshimtë e vendosur pranë ambasadës ruse në Uashington ka ngritur në këmbë autoritetet amerikane dhe ekipet e emergjencës.
Dhjetëra forca policie, së bashku me zjarrfikës e xhenierë të ushtrisë mbërritën në vendngjarje pas lajmërimit dhe rrethuan zonën.
Pakoja është asgjësuar ndërkohë që ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse brenda saj kishte material të rrezikshëm që mund të rrezikonte jetën e diplomatëve rusë apo kalimtarëve të rastit.
Ngjarja vjen pasi një letër bombë shpërtheu pranë ambasadës së Ukrainës në Spanjë, ndërkohë që letra të tjera kërcënimi ishin dërguar dhe në disa përfaqësi të tjerë ukrainase nëpër botë./A2/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...