Qeveria austriake ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin aktual kombëtar deri të paktën më 7 janar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas mediave të huaja, masa vjen një ditë pasi mijëra njerëz marshuan në Vjenë për të protestuar.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha në një konferencë për shtyp që është i vetëdijshëm që kufizimet nuk janë të pëlqyeshme, por masa ishte e nevojshme për shkak të varianteve të reja më infektuese të koronavirusit.
Austria ka regjistruar deri më tani më shumë se 390 mijë raste nga koronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë dhe rreth 7,000 viktima.
Vendi do të zgjasë bllokimin e saj kundër COVID-19 me synimin për të filluar lehtësimin e kufizimeve nga 8 shkurti.
Sektori i hotelerisë si dhe turizmi nuk do të jenë në gjendje të rihapen në shkurt, tha qeveria.
Austria është në bllokimin e saj të tretë derisa vetëm dyqanet thelbësore janë të hapura.
Qeveria tha se njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur, duhet të qëndrojnë të paktën dy metra larg të tjerëve dhe duhet të mbajnë maska FFP2 në dyqane dhe në transportin publik.
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...
“Zemra mal”, Haradinaj i lumtur pas fitores së Kosovës
Foda: E merituam fitoren, sonte festojmë dhe nga nesër nisim...
Fitorja e Kosovës, Haxhiu: Ky është një hap i rëndësishëm dr...
Përparim Rama, Kurtit: Qiti paret, Kryeministër