Policia austriake deklaron se ka pasur një rritje marramendëse të numrit të migrantëve dhe azilkërkuesve të cilët kërkojnë të futen në vend nëpërmjet Italisë.
Shefi i Policisë, Helmut Tomac, ka njoftuar se rreth 40- 50 azilkërkues dhe migrantë ndalohen çdo ditë në pikën kufitare Brenner, midis Austrisë dhe Italisë, krahasuar me 10 persona në ditë gjatë majit.
Edhe pse theksohet se nuk ka arsye për panik, guvernatori i Tirolit, Gunther Plater tha për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung” se “në pikëpamjen e përkeqësimit të situatës së refugjatëve në Itali, ndoshta atje duhet të rritet vigjilenca”.
Komentet e tij pasuan skenat e fundit kaotike në kufirin italo-francez, kur 200 persona në përpjekje për të ikur drejt Francës, u kthyen prapa dhe u deportuan në jug të Italisë.
Gjithashtu qindra azilkërkues u ndaluan në qytetin italian të Komos, pasi u kthyen nga kufirin zviceran.
Pas mbylljes së të ashtuquajturës ”rruga ballkanike” shumë njerëz u përpoqën që të ndërmarrin rrugën drejt Evropës nëpërmjet brigjeve të Italisë.
Më shumë se 94 mijë migrantë kanë mbërritur në portet jugore italiane deri tani, çka detyron autoritetet austriake të forcojnë kontrollet në kufi.
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip