Austria dhe Sllovenia kanë vendosuj flamuj të Izraelit krah flamujve të tyre shtetërorë dhe flamujve të BE-së në shenjë solidarizimi me Izraelin pas sulmeve me raketa nga militantët në Gaza.
“I dënoj me vendosmërinë më të lartë sulmet kundër Izraelit në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë që ta mbrojë veten nga këto sulme. Për të shfaqur solidaritet, ne e kemi ngritur flamurin izraelit”, shkroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, në rrjetet sociale.
Ndërkohë ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, deklaroi: “Asgjë nuk i justifikon mbi 1.000 raketa që Kamasi dhe grupet tjera terroriste kanë hedhur deri më tani në Izrael nga Gaza.
Ne e mbështesim fuqishëm sigurinë e Izraelit”, shkruan France24.
Veprim të ngjashëm si të Austrisë bëri edhe Sllovenia. Disa flamuj izraelitë u vendosën në ndërtesat qeveritare të Sllovenisë në shenjë solidarizimi.
Kryeministri slloven, Janez Jansa, shkroi: “Si shenjë solidarizimi me Izraelin, flamuri izraelit është ngritur në ndërtesat e Qeverisë së Sllovenisë. Ne i dënojmë sulmet terroriste dhe i qëndrojmë pranë Izraelit.”
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...