Lideri i krahu të djathtë në Austri, Heinz-Christian Strache, gjatë një takimi vjetor të partisë në Salzburg, ka thënë se ‘Austria duhet t’i jap fund politikës së islamizimit’.
Ai gjithashtu ka theksuar se vendi i tij duhet të ndalojë emigrantët dhe refugjatët që hyjnë në vend, transmeton arbresh.info.
Strache ka paralajmëruar se nëse politika e tanishme nuk ndryshon, atëherë austriakët dhe evropianët do ‘të marrin vendim të papritur’.
Lideri i ekstremit të djathtë ka kritikuar ashpër qeverinë austraike për planin e pranimit të më shumë se 37 mijë azilkërkuesve në vit.
“Ne nuk kemi nevojë për emigrantë dhe të gjithë ata që kanë hyrë ilegalisht në vend dhe që janë kriminelë duhet të largohen nga vendi”, tha ai.
Ai ka theksuar se partia e tij nuk kërkon largim nga Bashkimi Evropian, por reform që do të korrigjonte dështimet e saj./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim