I moshuari 78-vjeçar, që është infektuar me koronavirus derisa po lundronte me një anije nëpër brigjet e Japonisë, është viktima e parë e kësaj sëmundjeje në Australi.
Ai ishte nisur nga Perth, së bashku me gruan e tij, e cila gjithashtu është e sëmurë me coronavirus, ndërsa ka vdekur sot në mëngjes në po të njëjtin qytet ku e kishin kthyer më 21 shkurt.
Së bashku me 164 australianë të tjerë, atë e kishin evakuuar nga anija gjigante ku po i kalonin pushimet, ndërsa ishte mbajtur përkohësisht në karantinë.
Në të gjithë Australinë janë 23 raste me koronavirus, përfshirë edhe dy që u zbuluan sot. Deri më tani, 11 australianë janë shëruar me sukses.
Mësohet se gruaja e tij, e cila është në të 70-at, është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa detyrohet të qëndrojë edhe më tutje në izolim. /Telegrafi/
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë