Ministrja e Jashtme australiane Penny Wong i ka përsëritur Izraelit kundërshtimin e saj ndaj ofensivës tokësore në Rafah, duke denoncuar efektet e mundshme “shkatërruese” mbi civilët.
“Më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve të Gazës po strehohen në Rafah, duke i shpëtuar luftimeve diku tjetër. Ndikimet mbi civilët palestinezë nga një operacion ushtarak në shkallë të gjerë do të ishin shkatërruese,” shkroi ajo në X.
Canberra vazhdon “të bëjë thirrje për një armëpushim humanitar për të lejuar lirimin e pengjeve dhe rrjedhjen e lirë të ndihmës” dhe mbështet “punën e vazhdueshme të Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje”, përfundoi Wong./abcnews.al
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares