Katër persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në det në brigjet e shtetit australian Queensland,
Policia njoftoi se avioni Rockwell me katër ulëse, u rrëzua nga fundi i pistës në Redcliffe, rreth 32 kilometra në verilindje të qytetit Brisbane.
“Zhytësit tërhoqën trupat e dy të rriturve, duke përfshirë pilotin 69-vjeçar, dhe dy fëmijëve nga rrënojat e avionit pranë bregut”, u tha gazetarëve inspektori i policisë Craig White.
Kryekomisioneri i Byrosë Australiane të Sigurisë në Trafik, Angus Mitchell, ka deklaruar se hetimi po vazhdon dhe se raportimet e para tregojnë se aksidenti ka ndodhur menjëherë pas ngritjes./AA/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë