Presidenti sirian Bashar al-Assad ka shprehur synimin e tij për të vizituar Phenianin dhe për t’u takuar me udhëheqësin e vendit, Kim Jong-un, ka bërë të ditur gazeta e Koresë Veriore, Rodong Sinmun.
Assad bëri deklaratën gjatë një prezantimi të letrave kredenciale për diplomatët e sapoemëruar të Koresë së Veriut, sipas gazetës Rodong Sinmun, transmeton portali arbresh.info
Presidenti sirian vuri në dukje se baza për marrëdhënie miqësore midis Damaskut dhe Phenianit ishte themeluar nga babai i tij, ish-udhëheqësi sirian Hafez Assad dhe shprehu besimin e tij se dy shtete koreane do të ribashkohen një ditë.
Assad gjithashtu u zotua të mbështesë kursin politik të Koresë Veriore dhe të rrisë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.
Për një kohë të gjatë, Siria dhe Koreja e Veriut janë nënshtruar presionit nga SHBA, veçanërisht në çështjet e zhvillimit të armëve bërthamore./arbresh.info/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...