Nuk ka më raste me Covid-19 brenda Vatikanit, tha sot zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.
”Personi i fundit që ishte trajtuar ende si një rast aktiv rezultoi negativ këtë mëngjes ndaj Covid-19″, tha Bruni në një deklaratë.
“Deri më sot, nuk ka raste pozitive […] midis personelit të Selisë së Shenjtë dhe shtetit të Vatikanit”, shtoi ai.
Numri i infeksioneve koronavirusë të rinj në Vatikan arriti në 12 në fillim të majit.
Nuk ka pasur viktima të raportuara.
Vatikani miratoi masat e bllokimit nga marsi deri në maj duke pasqyruar ato të marra në Itali.
Gjatë kësaj periudhe, sheshi i Shën Pjetrit, Bazilika dhe muzetë e Vatikanit u mbyllën dhe papa Françesku nuk mori pjesë në ngjarje publike./atsh/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...