Asistenca ushtarake prej 800 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dedikuar për Ukrainë, ka arritur gjatë fundjavës së kaluar, ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference për media.
“Kemi prioritet dërgesën për të cilën kanë më së shumti nevojë ukrainasit aty përfshihen armët antitank si Javelin, Stinger dhe fluturake pa pilot”, shtoi Kirby.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka njoftuar për një pako shtesë prej 300 milionë dollarëve që do t’i sigurojë asistencë ushtarake Ukrainës.
Lidhur me dërgesën shtesë nuk janë dhënë shumë detaje, duke premtuar se nesër do të shpalosen detaje për atë çfarë është dërguar në Ukrainë./arbresh.info/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj