Bjellorusia nuk mori pjesë në mbledhjen inauguruese të Këshillit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump në Uashington, për shkak se delegacionit të saj nuk iu dhanë vizat e nevojshme hyrëse në SHBA, njoftoi Ministria e Jashtme në Minsk.
Sipas autoriteteve bjelloruse, pavarësisht se ishin përmbushur të gjitha procedurat e kërkuara nga ana e tyre, vizat nuk iu dorëzuan delegacionit në kohë për të marrë pjesë në seancën e parë të organit të ri ndërkombëtar.
Presidenti Alexander Lukashenko ishte ftuar nga homologu i tij amerikan për t’u bashkuar si anëtar themelues i Këshillit, i cili fillimisht u krijua për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës, por që tashmë ka një mision më të gjerë për zgjidhjen e konflikteve në nivel global.
Ministria e Jashtme bjelloruse deklaroi në Telegram se kishte informuar në kohë palën amerikane se ministri i Jashtëm, Maksim Ryzhenkov, do të udhëtonte drejt Uashingtonit për të përfaqësuar vendin në mbledhjen e parë.
“Situata ngre natyrshëm pyetjen: për çfarë paqeje dhe për çfarë lloj bashkimi po flasim, nëse as formalitetet më bazike për pjesëmarrjen tonë nuk u përmbushën nga organizatorët?”, thuhet në reagimin e Minskut.
Mungesa e Bjellorusisë, një aleate e ngushtë e Rusisë, vjen në një moment tensionesh të shtuara gjeopolitike dhe hedh hije mbi fillimin e punimeve të Këshillit të Paqes në kryeqytetin amerikan.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje