Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore George H.W. Bush (CVN-77) sot në mëngjes lundroi në portin e Splitit, njoftoi portali Dalmacija Danas.
Është aeroplanmbajtësja më e re amerikane dhe një nga luftanijet më të mëdha në botë. Në fund të tetorit, qeveria kroate miratoi hyrjen e saj në det.
Anija është e klasës Nimitz, 333 metra e gjatë dhe ka një zhvendosje mbi 100 mijë tonë.
Shpejtësia e tij maksimale i kalon 30 nyje dhe fuqizohet nga dy reaktorë bërthamorë.
Mund të lundrojë për më shumë se 20 vjet pa karburant. Kapaciteti i anijes është 3532 anëtarë ekuipazhi dhe mund të mbajë 90 avionë dhe helikopterë. Anija u ndërtua në vitin 2009 dhe kostoja e ndërtimit ishte 6.2 miliardë dollarë.
USH George H.W. Bush në fund të tetorit, drejtoi stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Neptun Strike 2022” në zonën e Mesdheut.
Stërvitja përfshiu mbi 80 avionë, 14 anije dhe rreth 6.000 personel nga 24 aleatë dhe partnerë të NATO-s, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë.
“Vajza ime është e vdekur, ai është gjallë” Nëna e argjentin...
“Asesino”, reagimi i nënës së argjentinases në gjykatë pasi ...
“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, djali i Has...
ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e mir...
Ish-udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon dënohet me burgim të ...
Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjenti...