Një pjesë e madhe Evropës është mbuluar nga bora, në kohën kur moti i ftohtë ka kapluar bregun e Mesdheut.
Të ftohtit që po njihet me emrin ‘bisha nga Lindja’ në Britaninë e Madhe është duke shkaktuar erëra dhe temperatura të ulëta deri në -30 gradë Celsius, transmeton portali arbresh.info

Të paktën shtatë persona janë raportuar të vdekur që nga e hëna, pesë në Poloni dhe dy në Rumani.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka apeluar tek njerëzit që të kontrollojnë fqinjët e tyre që janë në rrezik.
“Vetëm duke trokitur në derën e dikujt për të kontrolluar se ata kanë gjithçka që u nevojiten mund të bëjnë një ndryshim të madh”, tha drejtori i ICRC në Evropë, Simon Missiri. “Mund të jetë edhe dallimi midis jetës dhe vdekjes”.

Ekipet e emergjencës të Kryqit të Kuq kanë hapur strehimore dhe po japin ushqime të nxehta dhe batanije për mijëra njerëz në të gjithë kontinentin, tha ai.
Ndërkohë ky i ftohtë ka përfshirë edhe vendin tonë Kosovën, me temperatura të ulëta që priten të arrijnë deri në minus 20 gradë nesër e pasnesër./Arbresh.info/
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë