Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me opozitën për kalim të pushtetit te administrata civile brenda tre vjetëve të ardhshëm.
Këshilli Kalimtar Ushtarak tha se aleanca e opozitës do t’i ketë dy të tretat e ulëseve në këshillin legjislativ. Sidoqoftë, të dyja palët duhet të diskutojnë ende për të arritur marrëveshje lidhur me këshillin për sovranitet, në të cilit të gjithë duan ta kenë shumicën.
Sudani është qeverisur nga këshilli ushtarak që nga muaji i kaluar, kur ushtria e rrëzoi nga pushteti presidentin Omar al-Bashir.
Sidoqoftë, protestat që sollën rrëzimin e tij vazhduan edhe pas ndërhyrjes së ushtrisë. Ata po kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri me staf tërësisht civil dhe në pushtet të mos përfshihen komandantët e afërt me ish-presidentin e rrëzuar nga pushteti.
Vetëm disa orë para njoftimit për arritje të marrëveshjes mes palëve, së paku pesë protestues dhe një pjesëtar i forcave të sigurisë u vranë gjatë përleshjeve në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.
“Zotohemi para popullit tonë se marrëveshja do të përfundohet plotësisht brenda 24 orësh në një mënyrë që plotëson aspiratat e njerëzve”, tha gjenerali Yasser al-Atta. Pritet që vendi të udhëhiqet nga këshilli sovran deri në mbajtjen e zgjedhjeve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...