Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e të riut shqiptar Kevin Muharremit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së shtunës, më 14 shkurt 2025, në Montecalvoli, në provincën e Pizës.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar, i ndaluar paraditen e së njëjtës ditë në autostradën A1 nga dy patrulla të policisë rrugore të Battifolle. Ai është 20 vjeç dhe rezulton i njohur më parë për karabinierët, pasi është akuzuar për vepra kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.
Atentati në mëngjes
25-vjeçari me origjinë shqiptare Kevin Muharremi, banues në Fucecchio (Firence), u vra rreth orës 5 të mëngjesit në Via della Repubblica, në Montecalvoli, një lagje e komunës Santa Maria a Monte (në Piza). Muharremi ishte ulur në sediljen e përparme të pasagjerit në një mjet tip Fiat Doblò, së bashku me dy të rinj të tjerë, kur u godit nga një plumb në qafë.
Të shtënat erdhën nga një person që ndodhej në një SUV që iu afrua dhe bllokoi makinën, duke qëlluar të paktën tre herë përpara se të largohej.
Sherri dhe hetimet
Hetuesit besojnë se bëhet fjalë për një sherr për motive të dobëta, që kishte ndodhur mes dy të rinjve më herët gjatë natës, në një lokal në Capanne, në komunën Montopoli Valdarno. Hetuesit po verifikojnë nëse mes dy automjeteve ka pasur ndjekje apo nëse agresori e ka arritur viktimën më pas në vendin e atentatit.
Organet e drejtësisë po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, përfshirë ato për leximin e targave./Tv Klan
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...
Konjufca në Mynih – vizita e parë si Ministër i Jashtëm
Foda: Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, 15 mijë ko...
Eskalon Benita – gjuan karrigen dhe i bërtet Klodit: Ndalu m...