Lee Jae-yong, trashëgimtari i gjigantit të teknologjisë, Samsung, është arrestuar në Korenë e Jugut, për mit-marrje dhe akuza të tjera.
Rasti në fjalë lidhet me një skandal që çoi edhe në shkarkimin e Presidentit korean Park Geung-hye.
Samsung është akuzuar se ka dhënë donacione për një organizatë jo-fitimprurëse, e cila drejtohej nga Choi Soon-sil, mik i ngushtë i znj. Park dhe e gjithë kjo bëhej në këmbim të favoreve qeveritare.
Gjatë marrjes në pyetje, në muajin janar, ai i shpëtoi arrestimit, por pas marrjes në pyetje për herë të dytë, dolën në dritë akuza dhe detaje të reja, ndaj gjykata vendosi arrest me burg për z. Lee.
Sipas gjykatës, arrestimi është kërkuar si një masë shtesë, për të shmangur arratisjen e tij nga vendi, duke qenë se bëhet fjalë për akuza shumë serioze dhe nuk kemi të bëjmë me një vendim fajësie.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?