Arrestohet personi që vrau dhe plagosi disa persona me shigjetë në Norvegji

07:54 | 14 Tetor 2021

Mësohet numri i viktimave nga sulmi i ‘çmendur’ me hark që kreu një person në Norvegji.

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Një danez i moshës 37 vjeç është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e sulmit.

Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të hetojë nëse ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Kryeministrja Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin “tmerruese”.

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani është në kontroll,” tha ajo në një konferencë shtypi,raporton Reuters, transmeton arbresh.info

Lajmet më të lexuara