Një 33 vjecar është dënuar me 6 javë burg pasi kishte thyer rregulltat e karantinës.
Në fillim të këtij muaji, Jesse Courney Welsh është futur në qendrën e izolimit në Auckland të Zelandës së Re, për të vizituar një shok i cili ishte në karantinë pas kthimit nga Australia.
“Ky nuk ishte një shembull i njerëzve në stres të rëndë për shkak të një vdekjeje familjare ose ndonjë arsye tjetër. Ju e dinit plotësisht mirë për rregullat e karantinës dhe nuk ishe thjesht i kënaqur për të folur me të, por edhe e përqafove gjithashtu”, tha gjykatësi.
Avokati i Welshit tha që klienti i tij pranonte përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij dhe pranoi se ishte “një budallallëk i madh”.
Zelanda e Re është përgëzuar për eliminimin e virusit në vend, pas kufizimeve të ashpra kufitare dhe një bllokimi të hershëm, shkruan BBC./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...