Një udhëheqës i shquar sirian-kurd është arrestuar në kryeqytetin e Çekisë me një urdhër të lëshuar nga Turqia.
Saleh Muslim, një ish-bashkëkryesues i lëvizjes kryesore siriane-kurde, Partia e Bashkimit Demokratik (PYD) është arrestuar gjatë ditës së sotme, transmeton portali arbresh.info
Ministria turke e Drejtësisë ka deklaruar se ka filluar përpjekjet për ekstradimin e Saleh Muslim.
Turqia e konsideron atë si terrorist dhe ka ofruar rreth 1 milionë dollarë për arrestimin e tij.
Ai është akuzuar për një sulm me bombë në shkurt të vitit 2016 në Ankara, i cili synote një konvoj të autobusëve në selinë ushtarake, ku mbetën të vrarë rreth 27 persona./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...