Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi financimin e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP).
Policia ka konfirmuar 52-vjeçarja është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi këtë ngjarje.
Më 5 prill, u zhvillua një kontroll në shtëpinë e Sturgeon, po ashtu dhe në selinë e partisë. Bashkë me të u shoqërua edhe bashkëshorti i saj Peter Murrell, ish-drejtor ekzekutiv i SNP-së, i cili u lirua më pas.
Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e SNP-së në vitin 2004.
Ajo u bë kryeministre që nga nëntori 2014, kur mori postin nga Alex Salmond pas humbjes në referendumin e pavarësisë./A2
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar
PDK mban konferencë për media në 18:30
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona