Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiq, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.
Prokuroria e Bosnjës tha se i dyshuari Osman Mehmedagiq u privua nga liria me urdhër të saj, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Zyra e Prokurorit tha se Mehmedagiq dyshohet për veprat penale: keqpërdorim i pozitës ose autoritetit, falsifikim i dokumenteve dhe pastrim i parave.
Pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës kanë bastisur mjediset e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje qysh në fillim të korrikut.
Bastija është kryer me urdhër të Gjykatës së Bosnjës, në kuadër të rastit të njohur si “Diploma”.
Në vitin 2019, Mehmedagiqit i është anuluar diploma e vitit 2007 nga Fakulteti në Banja Llukë.
Ai pastaj ka dorëzuar dy diploma – nga Universiteti Amerikan dhe Fakulteti i Drejtësisë në Sarajevë.
Prokuroria ka nisur hetimet, pasi Mehmedagiq nuk e ka përfshirë më herët diplomën e Universitetit Amerikan në biografinë e tij.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...