Anëtari i Parlamentit Evropian dhe zëvendëspresidenti i partisë Lëvizja Demokratike Franceze, Robert Rochefort, është marrë në paraburgim pasi akuzohet se ka masturbuar në publik para dy vajzave të mitura, shkruan Sputnik News, përcjellë Klan Kosova.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në një dyqan në qytetin e Velizy-Villacoublay.
Mediat franceze raportojnë se 60 vjeçari është kapur nga një roje sigurimi i cili e pa politikanin duke u vetëkënaqur me pantallonat e lëshuar nën gjunjë duke qëndruar përballë dy tinejxherëve.
Roja thirri menjëherë policinë dhe Rochefort u arrestua.
Sipas kanalit francez RTL, Rochefort ka pranuar akuzat në fillim duke u thënë policëve se “më duhej të masturboja” sepse, siç ka thënë ai “ndjehesha nën presion”, njofton Klan Kosova.
Ndërsa më vonë, ai mohoi akuzat në një intervistë për BFM TV, duke thënë se vetëm ka pranuar se është arrestuar nga policia.
“Kjo është çmenduri dhe shumë serioze madje nëse është e vërtetë”, ka thënë për Politico, Francois Bayrou, shefi i partisë së Robert Rochefort.
“Kjo tregon se disa njerëz me të vërtetë nuk mund t’i njohësh kurrë”.
Bayrou ka kërkuar nga Rochefort të japë dorëheqje nga të gjitha detyrat në parti.
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...