Kryeprokurori i qarkut Damavand të kryeqytetit të Iranit, Teheran, Ibrahim Besabi njoftoi se janë arrestuar 135 persona me pretendim se adhurojnë djallin (satanist), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Është arrestuar një grup prej 135 persona në Demavand në mesin e të cilëve burra dhe gra mbi të cilët janë gjendur simbole të veçanta të adhuruesve të djallit”, tha Besabi në deklaratën e tij për Agjencinë e Lajmeve Tasnim.
Ai tregoi se shtatë prej tyre janë marrë në paraburgim kurse të tjerët janë liruar me kusht, duke shtuar se bashkë me personat janë konfiskuar edhe “substanca që ndikojnë në sistemin nervor, materiale për tatuazh, thikë dhe medikamente të ndryshme”.
Policia e provincës Alborz gjithashtu në muajin tetor kishte arrestuar një rrjet prej pesë personash që shisnin simbole dhe gjësende të ndryshme të adhuruesve të djallit në qytetin Karaj.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...