Armëpushimi i përkohshëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duket se është shkelur nga palët ende pa nisur mirë, dhe për këtë asnjëra prej tyre nuk pranon përgjegjësinë, por akuzon krahun tjetër.
Azerët e armenët po ashtu kanëe akuzuar njëri-tjetrin opër bombardimin e zonave të banuara nga civilë përpara pushimzjarrit. Më shumë se 300 persona janë vrarë e mijëra të tjerë janë zhvendosur që prej shpërthimit të dhunës në 27 shtator.
Përplasjet më të ashpra prej dekadash kanë në qendër të tyre Nagorni Karabakun, zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit por i qeverisur nga armenë etnikë. Më herët, kreu i komunitetit azer te Nagorni Karabakut, Tural Ganjaliyev, deklaroi se kjo bashkësi kërkon që Franca të hiqet nga grupi i i Minskut i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).
“Franca, e cila nuk ka asnjë lidhje me rajonin, zyri vend si bashkë-kryesuese e ketij grupi duke përfituar nga situata e dobësuar e Azerbajxhanit në atë kohë. Ne duam që ta lërë këtë pozicion. Situata e këtij grupi duhet rishikuar. Duam të shohim Turqinë bashkëdrejtuese të tij, sepse Turqia është një vend që sjell stabilitet dhe mirëqenie. Franca, në anën tjetër, po bën që problemi të shtohet, ” deklaroi Ganjaliyiev.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari