Hamasi është gati të fillojë bisedimet mbi detajet e fazës së dytë të armëpushimit në Gaza, thanë të hënën për Agence France-Presse dy zyrtarë nga grupi militant palestinez.
“Hamasi ka informuar ndërmjetësuesit, gjatë komunikimeve të vazhdueshme dhe takimeve të zhvilluara me ndërmjetësit egjiptianë javën e kaluar në Kajro, se ne jemi gati të fillojmë negociatat për fazën e dytë”, tha një zyrtar në kushte anonimiteti. “Ne presim që ndërmjetësit të iniciojnë raundin tjetër të negociatave”, tha një tjetër.
Hamasi, që ka rikthyer shpejt kontrollin e tij mbi Gazën që prej arritjes së armëpushimit muajin e kaluar, ka thënë se nuk do të lirojë pengjet e planifikuar për t’u liruar në fazën e dytë pa përfundimin e luftës dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite.
Kërkesa e përsëritur e Trump që Egjipti dhe Jordania të marrin 1.5 milionë banorë të Gazës – një kërkesë e denoncuar me forcë si spastrim etnik nga të dy vendet dhe kombet e tjera arabe duke përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – kanë komplikuar tashmë negociatat për fazën e dytë të armëpushimit./abcnews.al
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...