Shteti armen me ndërmjetësimin e Rusisë, ka arritur marrëveshje armëpushimi me Azerbajxhanin.
Dy vendet u përfshinë në përleshje vdekjeprurëse gjatë ditës së martë, përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, shkruan bbc transmeton arbresh.info
“Nën ndërmjetësimin e palës ruse, është arritur marrëveshje për armëpushim në kufirin lindor të Armenisë. Situata është stabilizuar relativisht”, tha Ministria armene e Mbrojtjes.
Sipas saj, së paku një ushtar armen u vra në përleshje, por, sipas raporteve të mëhershme, numri i armenëve të vrarë ishte 15.
Përplasjet vdekjeprurëse përgjatë kufirit filluan rreth një vit pas arritjes së një armëpushimi tjetër, që ndaloi një luftë intensive për kontrollin e rajonit të shkëputur të Nagorno Karabakut.
Azerbajxhani nuk e komentoi publikisht armëpushimin e ri.
Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi tha se forcat e saj kanë parandaluar “provokimet në shkallë të gjerë” të forcave armene, në rrethet Kallbaçar dhe Laçin, në kufi me Armeninë.
Sipas saj, dy ushtarë azerbajxhanas u plagosën, pasi njësitë ushtarake armene përdorën mortaja dhe artileri kundër pozicionit të Azerbajxhanit në kufi.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se ushtarët azerbajxhanas kanë qëlluar në pozicionet e saj përgjatë kufirit, duke përdorur artileri, automjete të blinduara dhe armë.
Ministria po ashtu tha se dy “pozicione luftarake” armene janë humbur.
Sipas saj, edhe forcat e Azerbajxhanit kanë humbur “një numër të konsiderueshëm të automjeteve të blinduara dhe të trupave”.
Armëpushimi u shpall menjëherë pasi Kremlini tha përmes një deklarate se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri armen, Nikol Pashinian, diskutuan për situatën gjatë një bisede telefonike, më 16 nëntor. /arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...