Ministria e mbrojtjes së Armenisë raportonte dje se ushtria e Azerbaixhanit ka përdorur municione me fosfor të bardhë, i ndaluar ndërkombëtarisht, në disa nga sulmet në republikën e Artsakh (e njohur si Nagorno-Karabak).
Pas publikimit të pamjeve, burime alternative thonin se në fakt Armenia po shfrytëzonte shpërthimin e depos së saj të fosforit të bardhë, për të fajësuar Azerbaixhanin.
“Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe konventës së Gjenevës”, shkruante ministria në deklaratën e saj. Ushtria armene dhe disa media shpërndanin video ku dukej përdorimi i municioneve të ndaluara zjarrvënëse.
Konventa Ndërkombëtare e armëve konvencionale ndalon përdorimin e armëve zjarrvënëse në zonat civile dhe ky armatim mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje.
Ministria e mbrojtjes së Azerbaixhanti i quajti raportimet “të pabaza” duke shtuar se nuk zotëron armë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare.
Azerbaixhani ka nisur një fushatë ushtarake për të marrë kontrollin e krahinës së populluar me armenë, brenda territorit të tij Nagorno-Karabakh./tch/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...