Në rajonin e Patagonisë në jug të Argjentinës vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në pyje të cilat kanë qenë efektive prej 20 ditësh, transmeton Anadolu Agency.
Më shumë se 200 zjarrfikës po punojnë për të vënë nën kontroll zjarret në Parkun Kombëtar Nahuel Huapi, Alumine dhe Andean Comarca, njofton agjencia kombëtare argjentinase e lajmeve, Telam.
Autoritetet argjentinase thanë se zjarret shkatërruan rreth 4.000 hektarë tokë në Patagoni dhe se deri më tani nuk ka pasur humbje jetësh apo evakuim për shkak të zjarrit.
Në deklaratën nga kryetari i bashkisë, thuhet sipas të dhënave satelitore, në Alumine, që ndodhet në perëndim të shtetit Neuquen dhe në rajonin Cordillera, flakët shkatërruan pyjet halore.
Ministri i Mjedisit dhe Zhvillimit Rajonal të Neuquen, Jorge Lara tha se zjarrfikësit do të fokusohen në reagimin në mënyrën më aktive ndaj zjarreve, pasi priten erëra të forta në rajon.
“Sot duhet të luftojmë me gjithçka sepse nesër era do të shtohet dhe nuk dihet se në cilin drejtim do të fryjë sepse drejtimi i erës ndryshon vazhdimisht”, tha Lara për gazetën “Rio Negro”.
Për të koordinuar përpjekjet lidhur me shuarjen e zjarreve është formuar një “komitet krizash”.
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...