Arabia Saudite zotohet se do t’i përgjigjet çdo lloj sulmi
Arabia Saudite thotë se do t’i përgjigjet sulmeve ndaj dy objekteve të naftës me “masa të nevojshme”.
Ministri i Punëve të jashtme, Adel al-Jubeir, tha se armët e përdorura ishin iraniane dhe u zotua se do të publikojnë çdo gjetje nga hetimet.
Në anën tjetër Irani vazhdon të mohoj këto akuza transmeton arbresh.info
Një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha se Irani ishte i gatshëm të shkatërroj çdo agresor, pas njoftimit të SHBA për dërgimin e trupave amerikane në Arabinë Saudite.
Rebelët e Houthit të mbështetur nga Irani në Jemen kanë thënë se ata ishin përgjegjës për sulmet me dronë dhe raketa më 14 shtator që ndikuan dukshëm në furnizimin global të naftës.
Tensionet midis SH.B.A dhe Iranit janë përshkallëzuar që kur Presidenti i SHBA Donald Trump braktisi një marrëveshje që kufizonte aktivitetet bërthamore të Iranit vitin e kaluar dhe riktheu sanksionet ndaj Iranit./arbresh.info
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...